Plaku i Futbollit dhe “fëmijët” e Superiores që  s’duan më  lodra, por para në dorë

Sa herë që vjen Plaku i Vitit të Ri  dhe troket në portat e futbollit, ka afro 16 vite që merr të njëjtjën përgjigje: “ Ne e kemi Plakun  tonë dhe lodrat e tij nuk mund të krahasohen me lodrat që sjell ti..” Fëmijët mund të gënjehen me një arush prej pelushi apo me një kukull, kurse “fëmijët” e futbollit  lakmojnë  lodra me peshë si fusha për stadiume, drita që të duket topi edhe natën, topa që të hidhen dhe të priten. Dhe futbolli i ka marrë prej vitesh këto lodra dhe gëzonte si fëmijë për to, pa e ditur fare se nuk ia sillte “Plaku i futbollit” , por paratë e tyre  vinin nga UEFA  për projekte për fëmijët e moshave dhe futesshin në thes në formën e lodrave. Ndaj edhe këto ditë festash, Plaku i Futbollit u shfaq dhe zbuloi marifetin me “lodrat e Solidaritetit”: “ Unë do t’u japë edhe para ne dore, jo vetëm lodra, por kam frikë se nuk do t’i shpenzoni për investime, siç kërkon UEFA”. Sa bukur flet Plaku ynë! Vetë i ka prishur paratë e UEFA-s për çka i ka dëshur qejfi, aspak për për futbollin e femijeve, kurse tani e ha meraku se klubet nuk dinë t’i çojnë paratë tek vendi ideal, ku na këshillojnë edhe të huajt.

Kjo histori e Plakut tonë të futbollit, që ndryshon shumë me Plakun e Vitit të Ri, ngaqë lodrën e parë ia jep vetes, pastaj çfarë të mbetet për të tjerët, na kujton një histori të këndshme me një ekip, kur në fund të vitit futbollistët e pyetën bosin e tyre për rrogat.  Përgjigja nga bosi ishte si një kartiolinë  unikale, nga ato që mund të gjënden vetëm në lojën tonë: “ Nëse unë ju jap paratë juve, atëhere ju i prishni ato”. Edhe Plaku i futbollit nuk do t’i mësojë me para në dorë “fëmijët” e Superiores..

Sfidanti.al