Fillimi i vitit të ri është pozitiv për Realin e Madridit pasi përveç lajme të mira që po merr nga infermieria është njoftuar nga FIFA për shumën e dëmshpërblimit për lojtarët e dëmtuar me kombëtaret respektive. Kështu pas rikuperimit të Vinicius Zhunior mësohet se Reali do të përfitojë nga FIFA plot 400 mijë euro. Sulmuesi Brazilian u dëmtuar në një ndeshje të mbajtur më 17 nëntor përballë Kolumbisë. Shifra e saktë e përfituar nga Reali për dëmtimin e Vinicius është 410.960 mijë euro.
sfidanti.al