Praktikisht i pamposhtur në pistë, Max Verstappen gjithashtu dominon podiumin për sa i përket pagave, duke udhëhequr një grup prej 10 pilotësh që kanë fituar 258 milionë dollarë këtë vit. Ai e përfundoi sezonin më dominues në historinë e Formula 1, duke fituar 19 gara rekord (nga 22). Nuk është për t’u habitur që ai është gjithashtu kampion financiar i serisë, me rreth 70 milionë dollarë të ardhura nga paga dhe bonuse këtë vit, duke kryesuar në mesin e të gjithë pilotëve të Formula 1. Verstappen lë pas Lewis Hamilton të Mercedes, i cili fitoi rreth 55 milionë dollarë në pistë në vitin 2023 dhe ka qenë ylli më i paguar për një dekadë, sipas Forbes. Në total, 10 pilotët më të paguar të F1 fituan rreth 258 milionë dollarë në vitin 2023, pak më pak nga 264 milionë dollarë në 2022.
sfidanti.al