Aplikimi i teknologjisë “VAR” në Kupën e Konfederatave rezulton të ketë qenë eksperiment i suksesshëm deri më tani. Fjalët kanë ardhur nga ish-gjyqtari Masimo Busaka, përgjegjësi i gjyqtarëve në FIFA. Ai ka shtuar se ka shumë punë për të bërë dhe shumë gjëra për të përmirësuar, por deri më tani rezultatet janë pozitive. “Provat kanë kaluar me mjaft sukses deri më tani. Për ne është thelbësore të shmangen gabimet e rënda. Sigurisht që ka shumë punë për të bërë dhe mjaft aspekte për t’u rregulluar, por shpresojmë që pritja për aplikimin e gjithanshëm të teknologjisë VAR të mos jetë shumë e gjatë”- ka thënë ai.