Eden Azar, Johan Kabaj, Demba Ba dhe Musa So u bënë pronarë të klubit të futbollit San Diego që, sezonin e ardhshëm, do të marrë pjesë në ligën e 2-të të SHBA-së. Ky klub do të debutojë më 2018, më saktë, në pranverë, kur edhe fillojnë ndeshjet e ligës në fjalë. Për ndeshjet në shtëpi, klubi në fjalë do të përdorë stadiumin e universitetit të qytetit, deri sa ky klub të bëhet me stadiumin e vet.
“San Diego është një qytet i bukur, kam vënë re se njerëzit e këtij qyteti ndjejnë dashuri dhe pasion për futbollin që e bëri zgjedhjen tonë edhe më të lehtë. Unë dhe miqtë e mi jemi shumë të gëzuar që ëndrrën tonë e bëmë realitet dhe me padurim presim fillimin e sezonit”, tha pjesëtari i përfaqesueses belge dhe i Celsit të Londrës, Eden Azar, që së bashku me miqtë e tij ende po mendojnë për emrin që do të ketë klubi i tyre që do të duhet që të zyrtarizohet si brend muajin e ardhshëm. Është interesant fakti se grupi i lartpërmendur i futbollistëve nuk është i vetmi pronar i një klubi të ligës së dytë amerikane. Edhe ish-futbollisti i njohur italian Paolo Maldini është bashkëpronar i klubit Majami FK që kryeson në klasifikimin e pjesës së parë të sezonit aktual të ligës së dytë të SHBA-së.
Sfidanti.al