Fenomeni i racizmit; Celsi ‘çon’ tifozët në Aushvic për t’i edukuar

Në fushat e futbollit është shfaqur jo pak herë fenomeni i racizmit nga tifozët. Celsi kërkon ta luftojë dhe ta eliminojë këtë problem të madh dhe duket se ka gjetur mënyrën sesi të sjellë në rrugë të mbarë, tifozët më radikalë të tij; duke i dërguar për vizitë në kampin famëkeq të Aushvicit.

Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘The Sun’,  Blutë e Londrës kërkojnë që tifozët në Aushvic të shikojnë vetë tmerret që sollën ksenofobia dhe mungesa e tolerancës dhe si pasojë të ndryshojnë sjelljet e tyre

‘Vendosja e kufijve apo ndalimi i gjërave nuk e ndryshon sjelljen e tifozëve radikalë-tha presidenti i klubit Brus Bak-kurse kjo politike u jep mundësi atyre të kuptojnë atë cfarë kanë bërë dhe të sillen më mirë. Duam të bindim edhe klube të tjerë që të ndërmarrin hapat e tyre dhe të luftojnë kundër këtij fenomeni që vazhdon të jetë një problem’.

Celsi nuk e ka për herë të parë që merr nisma të tilla edukuese. Në muajin janar të vitit 2018, Blutë e Londrës krijuan projektin ‘Thuaji Jo antisemitizmit’, pikërisht për të edukuar më mirë futbollistët, punonjësit e klubit dhe komunitetin në përgjithësi përsa i përket racizmit në futboll dhe jo vetëm.

sfidanti.al