Kosova fitoi ndaj Maltës dhe hodhi një tjetër hap drejt kualifikimit historik për në fazën e dytë të Ligës së Kombeve. Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës djemtë e rinj të trajnerit Bernar Shaland ia dolën me sukses me shifrat 3-1, pavarësisht se mjaft prej tyre nuk është se janë aktivizuar shumë në klubet ku luajnë. As Benxhamin Kololli nuk luan mjaftueshëm, as Edon Zhegrova, Valon Berisha, Milot Rashica apo Hekuran Kryeziu.
Gjithsesi, ata po fitojnë, siç bënë edhe ndaj Shqipërisë apo Ishujve Faroe, ndërsa trajneri Shaland po tregon se përse është një mjeshtër i vjetër i profesionit, me 17 skuadra të drejtuara. Që nga modesti Sent Imier në 1978, e deri tek Jang Bojsi, Armenia, Zvicra U17, Zvicra U19 apo Zvicra U21, ai është padyshim De Biazi i Kosovës, ndërsa nuk është justifikuar asnjëherë se lojtarët e tij nuk janë në formë, meqë nuk luajnë rregullisht në skuadrat e klubeve.
Sfidanti.al