Roxher Federer ka lavdëruar Cristianon, pas paraqitjes mbresëlënëse kundër Spanjës.
Ylli i Real Madridi, Cristiano Ronaldo, shkëlqeu në barazimin 3-3 të Portugalisë me Spanjës, duke realizuar het-trik, për ta nisur Botërorin ashtu siç i ka hije fituesit aktual të “Topit të Artë” dhe çmimit “The Best” nga FIFA.
Legjenda e sportit të tenisit, Roger Federer, ka gjetur kohë që të flasë edhe për futboll dhe është fokusuar te gjuajtja e lirë e Cristinaos, që ia siguroi një pikë Portugalisë.
“Gjuajtja e lirë e Kristianos ishte fantastike. Ai nuk shënonte për një kohë të gjatë dhe këtë herë, kur më së shumti duhej që të shënonte, ai u paraqit”, tha Federer.
Federer është fans i futbollit dhe për këtë shpreson te jetë një Kupë e Botës për t’u mbajtur mend, teksa tregoi edhe favoritët për të triumfuar në Rusi.
“Shpresoj të jetë një Kupë e Botës sa më e mirë. Favoritët? Gjermania, Brazili, Spanja dhe, natyrisht, Portugalia”, tha Federer, teksa foli edhe për vendin e tij, Zvicrën: “Ne nuk jemi favorit, por shpresoj të bëjmë diçka të mirë”.