‘Në Poloni vendosëm që të nisim me stërvitjet individuale, pastaj me ato me grupe me nga 4 lojtarë dhe që nga 10-15 maji futbollistët do të rifillojnë stërvitjet normale. Tek ne, ideja është që të rinisim kampionatin në 31 maj, nuk është si të hapësh një dyqan, nuk mund të niset aktivitieti sot për nesër. Por në Poloni, situata është ndryshe nga ajo në Itali, është më pak dramatike, por jo në aspektin ekonomik-kështu u shpreh presidenti I Federatës Polake të Futbollit Zbignieë Boniek në një intervistë për ‘Anch’io lo Sport’ në RadioRai.
‘Për momentin nuk ka entuziazëm, por është e nevojshme që të fillojmë-vijoi intervistën e tij Boniek-në Poloni, njerëzit duan që futbolli të kthehet, por situata këtu është ndryshe. Nuk bëhet fjalë që të bëjmë dinakun, në mes është një pandemi edhe pse sjelljet e njerëzve janë të ndryshme.
Boniek tregoi edhe skenarin që kishte futbolli polak nëse do të mbyllej kampionati përfundimisht përpara kohe
‘Në shkurt vendosëm që nëse nuk do të rinisë kampionati, skuadra kryesuese fiton titullin, ndërsa të tjerat do të luajnë kupat-vijoi Boniek-UEFA do të donte që kampionatet të mbylleshin për të menduar më pas për kompeticionet evropiane. Interesat janë të shumtë. Nuk duhet shumë për të vendosur për mbylljen e kampionatit, por gjetja e zgjidhjeve është procesi më I vështirë sepse ekziston rreziku që dikush të sëmuret dhe në këtë pikë do të ndërhynte Ministria e Shëndetësisë. Për mbylljen e kampionatit, cdo kush mund të thotë opinionin e tij, por dikush do të duhet të marrë një vendim’.
Sfidanti.al