Rafael Nadal nuk beson se do të ketë një rifillim të shpejtë të aktiviteteve tenistike. Shqetësimin e tij numri 2 I renditjes ATP e shprehu gjatë një bisede me shokët e tij të skuadrës së Kupës Davis.
‘Jam shumë pessimist-tha Nadal-sidomos për cështjen e udhëtimeve. Edhe nëse do të luhet me dyer të mbyllura, është e nevojshme të mendohet për personat e shumtë të përfshirë. E shoh këtë si një problem të madh në nivel ndërkombëtar’.
Spanjoll pranon se të gjithë po përjetojnë një moment të vështirë pas një muaji e gjysmë shumë të vështirë, me humbje të parekuperueshme. 33 vjecari nuk ngurroi të vlerësojë punën e shkëlqyer të mjekëve që po bëjnë në këtë luftë kundër coronavirusit duke shtuar se I vjen keq që ata nuk kanë mundur të marrin të gjitha instrumentat që kanë nevojë.
‘Mjekët u detyruan që të ndërmerrnin masa të tjera ekstreme sepse nuk aplikuam masat e përshtatshme parandaluese-tha më pas Nadal-dhe tani e vetmja gjë që ka rëndësi është që të mos humbasim jetë të tjera’.
Sfidanti.al