UEFA zhbllokon fondin e solidaritetit; 236,5 milionë Euro Federatave për krizën

UEFA vendosi të akordojë 236.5 milionë Euro për t’u shpërndarë te 55 federatat që aderojnë në të për t’i ndihmuar që të përballojnë krizën e shkaktuar nga pandemia coronavirus. Fondi vjen nga programi i ndihmës Hat-Trick që është krijuar në vitin 2004 me objektiv për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në nivel local.

Në këtë rast, secila prej Federatave do të mund të përdotrë kuotën e saj në mënyrën më oportune dhe në bazë të nevojës që ka

‘Sporti ynë po përballet me një sfidë të paprecedentë të diktuar nga kriza e Covid-19-tha presidenti I UEFA, Alexander Ceferin-UEFA dëshiron të ndihmojë anëtarët e saj që t’i përgjigjen në mënyrën më të përshtatshme rrethanave specifike të secilës prej tyre. Kështu, akorduam që secila prej Federatave të përdorë 4.3 milionë Euro për fundin e këtij sezinoni dhe atë pasardhës, kështu si pjesë e fondeve të investimeve. Besoj se ky është një vendim I përgjegjshëm për të ndihmuar sa më shumë të jetë e mundur. Jam krenar  për unitetin që po shfaq futbolli në këtë krizë. Padyshim që do të jetë në zemër të jetës kur të kthehemi në normalitet. Kur ai moment të mbërrijë, futbolli duhet të jetë gati për t’iu përgjigjuer thirrjes’.

Sfidanti.al