Arsenal bëhet klubi i parë i Premier League Angleze që rinis stërvitjen pas pezullimit të tyre në 13 mars për shkak të emergjencës coronavirus. Skuadra e Mikel Artetës hyri sërish në veprim sigurisht duke respektuar kushtet për sigurinë, sic është ruajtja e distancës, puna individuale dhe ajo e ndare me maksimumin 5 lojtarë në secilën prej 10 fushave stërvitore të kompleksit sportive të klubit londinez dhe séanca stërvitore maksimumi prej 1 ore.
Arsenali donte të rifilllonte punën më shpejt se skuadrat e tjera edhe për shkak të pozitivitetit të trajnerit Arteta me coronavirus që detyroi Arsenalin që të qëndrojë në pauzë 47 ditë, më shumë se cdo ekip tjetër i kampionatit anglez.
Ndërkaq, i ashtuquajturi ‘Project Start’, që është plani i Premier Leagues për të rifilluar pas pezullimit të 13 marsit, do të nisë të zbatohet gjatë kësaj jave. Sipas ‘Times’ dhe BBC parashikohet që kampionati anglez të rinisë në 8 qershor për t’u mbyllur në fund të muajit korrik
Përsa u përket stërvitjeve në grup, pritet që ato të nisin në 18 maj. Ditën e premte, klubet do të diskutojnë opsione të ndryshme për kthimin në fushën e lojës me dyer të mbyllura. Por vendimin përfundimtar, gjithsesi, do ta marrë qeveria britanike e cila ka nisur bisedimet me mjekët dhe Federatat sportive për të diskutuar këtë cështje
Sfidanti.al