29 janar 2018, është kjo data e fiksuar nga këshilli Federal i Federatës italiane të Futbollit për zgjedhjen e presidentit të ri dhe këshilltarëve, pas dorëheqjes së presidentit Karlo tavekio. Ishte pikërisht ky i fundit që e propozoi këtë datë për mnbajtjen e zgjedhjeve të reja, dicka që u konfirmua nga Xhankarlo abetet qe e ka mbajtur më parë detyrën e kreut të qeverisë së futbollit italian
Caktimi i kësaj date ishte një hap që duhej ndërmarrë. Në 7 dhjetor La Lega do të zgjedhë drejtuesit e rinj të saj, e megjithatë kjo nuk e pengoi tavekion që është në rolin e presidentit të komanduar të FIGC, të organizojë këtë mbledhje duke vendosur edhe datën e zgjedhjeve.
Me pak fjalë në më paklse 2 muaj egjysmë, situata në Federatën Italiane të futbollit, nëse nukdo të dodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme do të shkojë drejt normalizimit pa pasur nevojën që ky institucion të drejtohet nga një president i përkohshëm, sic propozoi pak kohë më parë kreu i CONI(Komiteti Olimpik Italian), Malago.
Kjo do të thotë se Damiano tomasit i hapet rruga drejt postit të presiderntit të FIGC, një kandidaturë kjo që ka gjetur edhe mbështetjen e Françesko Totit, por që gjithsesi nuk është zyrtarizuar ende.
Sfidanti.al