Infantino flet me bindjen më të madhe: Ky i Rusisë, do të jetë më i miri në histori

Presidenti i FIFA, Xhani Infantino, e thotë me një siguri të madhe, Botërori i Rusisë do të jetë më i miri në historinë e futbollit botëror. Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit ndërkombëtare e bëri në një konferencë për shtyp të mbajtur përpara zhvillimit të shortit të këtij evenimenti që u hodh këtë të premte

‘Misioni ynë është të organizojmë botërorin më të mirë në histori dhe unë jam i bindur se ai i Rusisë do të jetë i tillë-tha Infantino-do të jetë një eksperiencë e vecantë dhe unike ku u vu re përfshirja e të gjithëve që nga presidenti rus Putin deri tek vullnetarët’.

Infantino preku edhe temën e skandalit të korrupsionit të FIFA ku u shfaq edhe emri i ish presidentit Blatter, tashmë i dënuar me 6 vjet pezullim nga të gjitha aktivitetet

‘FIFA në të gjitha hetimet e kryera penale ka rezultuar të jetë një viktimë-tha Infantino-disa persona përfituan nga ky institucion. Falenderoj autoritetet e SHBA dhe Zvicrës që nxorën në dritë korrupsionin në futboll por duhet vënë një vijë ndarëse mes të kalurës korruptive dhe të ardhmes së FIFA’.

Sfidanti.al