Interi ia del mbanë të blindojë Samir Handanovic. Klubi zikaltër e komunioi lajmin zyrtar nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter ku theksohet se portieri slloven rinovoi kontratrën e tij deri në vitin 2021, ndërkohë që ajo e mëparshme skadonte në 2019.
Samir Handanovic u transferua te Interi në vitin 2012 nga Udineze dhe deri tani kaluajtur 195 ndeshje me fanelën zikaltër në të gjitha kompeticionet. Nënshkrimi i kontratës së re do të thotë se Handanovic, që tashmë është 33 vjec, me shumë gjasa do të mbyllë karrierën te skuadra milaneze
Samir handanovic, protagonist i interit në këtë fillim sezoni, e ka një ëndërr; të luajë në Ligën e Kampioneve. Në vitin 2011 iu afrua ndjeshëm kur luajti në playoff me Udinezen që në u eliminua nga vArsenali duke i humbur të dyja ndeshjet. Këtë vit handanovic duket se është në rrugën e duhur. Me kontratën e re, 33 vjecari do të përfitojë 3.2 milionë Euro në sezon dhe këtu përfshihen edhe të ardhurat nga të drejtat e imazhit.
Sfidanti.al