‘Fanelë për coronavirus’; Manchester City ‘tërbon’ tifozët

‘Footy Headlines’ është një portal I specializuar në zbulimin parakohe të fanelave të reja të skuadrave evropiane të futbollit. Këtë radhë ky portal nxori në dritë, dizenjon e fanelave të treta të skuadrës angleze të Manchester City, por tifozët e Citizens nuk e pëlqyen aspak dhe nuk ngurruan të kritikonin me forcë këtë fanelë në rrjetet sociale u lexoheshin komente negative nga më të ndryshme

‘Kjo është gjëja më e shëmtuar që kam parë-shkruante një prej tifozëve, ndërsa dikush tjetër e lidhi atë me situatën aktuale: ‘Fanelë për coronavirus’, ‘Nuk mund të jetë e vërtetë-ishte komenti I një tifozi tjetër, ndërsa në komente lexohej edhe kjo frazë: ‘Krijimtaria nuk hyn aspak këtu. Jemi drejt cmendurisë’.

Sfidanti.al