Mancester Siti është një prej klubeve që është vënë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për anashkalimin e rregullit të Fair Play Financiar të UEFA. Tashmë në media flitet për mekanizmin e përdorur nga ky klub për të dribluar këtë rregull dhe bëhet fjalë për projektin sekret të koduar ‘Longbow’. Dokumentat e zbuluara nga Football leaks dhe të publikuara nga Der Spiegel flasin për mënyrën e veprimit të Citizens me të drejtat e imazhit të futbollistëve të tyre.
Sipas tyre, Mancester Siti ka administruar këto të drejta imazhi nëpërmjet një kompanie tjetër; Fordham Sports Managment që drejtohet nga Devid Rouland dhe djali i tij Xhonatan. Mësohet se pronari i Mancester Sitit, sheiku mansur nëpërmjet firmës së tij ‘abu Dhabi Unietd Group’ ka transferuar 11 milionë Paund për të drejtat e imazhit pikërisht te Fordham Sports Management, kështu që për Mancester Sitin bëhet më e lehtë mbulimi i këtyre shpenzimeve.
Mbeter për t’u kuptuar nëse Projekti ‘Longbow’ është i ligjshëm apo jo dhe nëse dokumentat e publikuara janë siguruar konform ligjit. nëse kjo nuk ka ndodhur, atëherë Mancester Siti do t’u shpëtojë sanksioneve. ndërkaq, theksojmë se Mansur është akuzuar më parë se ka ndërhyrë edhe në akordin mes Mancester Sitit dhe Etihad Airëays duke investuar 59.5 milionë Paund nga shjifra totale prej 67.5 milionësh.
sfidanti.al