Bordo ‘bëhet’ amerikane; klubi blihet nga investitoret për 100 milionë Euro

Bordo ndjek shembullin e Olimpikut të Marsejës dhe ‘bëhet’ amerikane. klubi francez tashmë ka ndërruar pronar pasi është shitur te Fondi General American Capital Partners për shifrën e 100 milionë Eurove. ishin vbetë drejtuesit e M6, kompanisë që kishte pronësinë e Bordosë që nga viti 1999 që komunikuan mbylljen me sukses të këtij transaksioni.

Ishte parashikuar që cështja e kalimit të pronësisë nga M6 te GACP të mbyllej përpara dy javësh, por për shkak të disa problemeve administrative gjithcka u shty pikërisht për në muajin nëntor. Bordo është një prej klubeve më të njohur në Francë dhe e ka fituar titullin kampion të Ligue 1 6 herë në historinë e saj. Por në sezonin aktual gjërat nuk po shkojnë mirë për këtë skuadër, pasi ndiodhet në vendin e 11 me 15 pikë të grumbulluar në 12 ndeshje.

sfidanti.al