FA vendos; postimi I Bernardo Silvës në Twitter për Mendi ishte racizëm; skualifikohet

Postimi me tone shakaje në drejtim të Mendi nga ana e Bernardo Silvës I kushtoi shtrenjtë. Mesfushori portugez I Mancester Sitit u ndëshkya me 1 ndeshje pezullim dhe me 50 mijë Paund gjobë nga ana e Federatës Angleze të që e akuzoi futbollistin për sjellje jo të mirë.

Në postimin e tij, që u konsiderua racist, Bernardo Silva kishte publikuar një foto të Mendy kur ishte fëmijë përkrah të logos së një marke të njohur cokollatash spanjolle me komentin: Gjejeni kush është? Dhe emotikonin e një fytyre që qeshte.

Bernardo Silva e hoqi menjëherë postimin, por kjo nuk I shpëtoi shoqatës anti-raciste ‘Kick Out’ që e raportoi menjëherë në Federatë që e dënoi jo vetëm me një ndeshje pezullim e gjobë, por edhe me kryerjen e disa orëve shërbimi social

Sfidanti.al