‘Nënshkrimi I kontratës me Barcelonës është një mundësi, por nuk do të mendoj për këtë deri në përfundim të Euro 2020-kjo është ajo që ka deklaruar Ronald Koman, fjalë që u cituan edhe nga e përditshmja katalanase ‘Sport’.
Është kjo një deklaratë që do të thotë se trajneri I përfaqësueses holandeze nuk e përjashton mundësinë e kalimit te kampionët e Spanjës që do të ishte nj rikthim për të në Camp Nou, por këtë radhë në rolin e trajnerit. Por në këtë moment ai është I përqendruar te drejtimi I Holandës në Euro 2020 dhe skuadra e tij është në krye të Grupit C të kualifikueseve së bashku me Gjermaninë
Ronald Koeman ka luajtur me Barcelonën në periudhën 1898-1995 madjë është ai autori I golit vendimtar të katalanasve në finalen e Kupës së Kampioneve në vititn 1992 duke bërë që Barcelona të fitojë titullin e parë evropian për klube, një gol që u shënua me specialitetin e tij; goditjen e dënimit
Në total, Koman ka luajtur 264 ndeshje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet duke shënuar 88 gola. Me katalanasit ai ka fituar 4 tituj kampionë të Spanjës, një Kupë Mbreti, 3 Superkupa të Spanjës, 1 Kupë Kampionesh dhe 1 Superkupë Evropiane.
Sfidanti.al