Përse Kontes i pëlqen ky Inter? “I keq dhe i vendosur”!

Këto janë fjalët që përdoren shpesh në Itali, por jo gjithnjë skuadrat arrijnë të jenë të tilla në fushën e lojës. Këtë herë, gjithsesi, Interi ia doli dhe Antonio Konte është i lumtur. Trajneri italian u shpreh i kënaqur me lojën dhe suksesin e zikaltërve në Ligën e Europës ndaj Getafes në Gelsenkirshen, që solli kualifikimin për në çerekfinale. “Është Interi që më pëlqen, – u shpreh ai, – i keq dhe i vendosur. Djemtë bënë një paraqitje shumë të mirë, dhe avancimi në Europë është një objektiv i rëndësishëm për ne. Nuk ishte një ndeshje e lehtë, pasi Getafe është ekip i fortë, që e nisi ndeshjen më mirë se ne. Na duhet përvojë për të shkuar deri në fund në Europë, ndërsa jam i lumtur që klubi mbajti Sançezin”.

Sfidanti.al