Murinjo: Ne futboll ka shumë poetë, por ata nuk fitojnë tituj!

Trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, u vu në mbrojtje të lojës së tij taktike që zhvilloi, në Stokholm, në ndeshjen finale të Ligës së Evropës ndaj Ajaksit të Amsterdamit, të cilin ekipi i tij e mundi 2-0, duke fituar, kështu edhe trofeun e kësaj Lige. Junajtidi, qëllimisht, ua la topin kundërshtarit dhe, me një mbrojtje të fortë, e neutralizoi Ajaksin. Madje, ekipi holandez e zotëroi topin 69 për qind, ndërsa Junajtidi – 31 për qind, dhe lëshoi në drejtim të portës 17 shuta, megjithëse, vetëm tre në kuadratin e saj, ndërkohë që nuk e vuri asnjëherë në ndonjë mundim portierin Serhio Romero.

“Në futboll ka shumë poetë, por ata nuk fitojnë tituj”, tha, mbas ndeshjes, Murinjo, duke shtuar se “ne e dimë se ku kundërshtarët ishin më të mirë sesa neve dhe ku ne ishim më të mirë sesa ata. Ne u përpoqëm që t’i neutralizonim cilësitë e tyre të mira dhe të shfrytëzonim dobësitë e tyre. Dhe, këtë ne e bëmë në një mënyrë të shkëlqyer, duke filluar që nga minuta e parë, dhe, me plot meritë, e fituam trofeun”, vuri në dukje Murinjo.

Sfidanti.al