Vallujev: Vladimir Kliçko nuk largohet kollaj nga boksi

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë, boksieri i famshëm trupmadh rus, Nikollai Vallujev, deklaroi, dje, se Vladimir Kliçko, pavarësisht nga humbja që pësoi më 29 prill, në Uembli, para 90 000 shikuesve, nga Entoni Xhoshua dhe edhe pesë është 41 vjeç, nuk do të largohet kollaj nga boksi. “Spektatorët do ta marrin atë që duan. Shkaku i humbjes së Kliçkos ishte kondicioni i tij fizik, pasi ai nuk është më i ri, ndërsa Xhoshua ishte gati dy herë më i ri. Por, sidoqoftë, ka edhe arsye tjetër. Kliçko e ka të vështirë, kur ndeshet me boksierë më të gjatë. Ju po më pyesni, nëse ka ikur koha e Vladimirit? Nuk mendoj se ai do të largohet aq kollaj. Deri sa të shndërrisin paraçkat, ai do ta vazhdojë boksin”, i tha ish-boksieri gjigant rus gazetës ruse “Sovjetskij sport”.

Sfidanti.al