Me eksploziv për në stadium, një autobus tifozësh ndalohet nga policia

Mund të ndodhte edhe ndonjë tragjedi në impiantin e Frankfurtit, në ndeshjen e Ligës së Europës. Policia gjermane ndaloi një autobus të tërë me tifozë belgë, pasi gjatë kontrollit u gjetën 2.5 kg eksploziv. Tifozët u ndaluan në qytetin e Ahenit, ndërsa ata po drejtoheshin për në stadiumin e Frankfurtit ku Standardi i Liezhit ndeshet me Ajntrahtin vendas. Policia gjermane deklaroi se meqë nuk mund të gjendej se cilit, apo cilëve tifozë, u përkiste autobusi, ajo u detyrua t’i ndalonte të gjithë, madje nuk i lejoi fare të afroheshin në qendër të qytetit. Bëhet fjalë për 37 belgë, ndërsa në kontroll u gjetën edhe bomba tymuese apo sende të tjera të rrezikshme. Policia kishte marrë informacion, që më parë, se priteshin 400 tifozë të dhunshëm belgë, ndaj kishte angazhuar plot 100 forca për të përballuar situatën.

Sfidanti.al