Gabriel Barboza ‘Gabigol’ bëhet sërish protagonist I Flamengos. Këtë radhë sulmuesi Brazilian shënoi dy gola në derbin me Gremion që Flamengo e fitoi 5-0 në Kupën Libertadores duke I dhënë mundësinë skuadrës së tij të presë biletën për në finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit amerikanolatin, dicka që nuk ndodhte prej 38 vitesh.
Herën e fundit që Flamengo e pa veten në finalen e Kupës Libertadores ishte në vitin 1981 dhe pjesë e asaj skuadre ishte edhe njëfarë Ziko dhe tani Kili do të jetë pjesë e këtij momenti magjik për skuadrën e Flamengoa. Në vitin 1981, skuadra braziliane luajti dhe fitoi ndaj ekipit kilian Kobreloa, këtë radhë kupa do të dorëzohet ne 23 nëntor në Santiago dhe rivali I Flamengos do të jetë River Plate
Viti 2019 ishte I jashtëzakonshëm për Gabigolin. Me dopietën ndaj gremios, sulmuesi bëhetë shënuesi më I mirë I Kupës Libertadores me 7 finalizime. Në kampionatin Brazilian të cilin Flamengo e kryeson bindshëm Gabriel Barboza ka shënuar 19 gola, edhe në këtë rast ai është shënuesi më I mirë. Flamengo po bën gjithcka për ta mbajtur futbollistin, kartoni I të cilit është në pronësi të Interit. Flamengo e ka marrë Gabigolin në formë huazimi dhe kontrata skadon në 31 dhjetor.
Oferta e parë e presidentit të Flamengos për blerjen e Gabigolit ishte prej 22 milionë Euro, shifër kjo që u konsiderua shumë e ulët nga ana e Interit I cili në të njëjtën kohë mësoi nga agjenti I lojtarit Zhunior Pedrozo se Shalke kishte shfaqur gatishmërinë për të paguar më shumë; rreth 30 milionë Euro.
Por kualifikimi në finalen e Kupës Libertadores do të sjellë në arkat e klubit Brazilian, rreth 24 milionë Euro që do t’u japë mundësinë drejtuesve të Flamengos të prezantojnë një ofertë më të lartë.Gabigol ka një pagë 3.5 milionë Euro në sezon, një shifër e lartë kjo për futbollin në Brazil, por në fund të nëntorit dhe fillim të dhjetorit, Flamengo mund të mbulohet me ar, nëse fiton Kupën Libertadores ndaj River Plejtit. Vetë Gabigolit I pëlqen të vijojë me ngjyrat e Flamengos dhe është kthyer në një idhull te tifozeria e kësaj skuadre, gjë që nuk ndodhte që nga kohët e Zikos.
Sfidanti.al