Haland, gjigandi që ka magjepsur futbollin botëror

‘Kënga ime e preferuar është himni I Ligës së Kampioneve-kështu është shprehur Erling Braut Haland. Ai është gjigandi I vogël që ka magjepsur futbollin botëror; është një lojtar 19 vjecar, 1.94 m I gjatë që ka treguar shumë karakter e sidomos aftësi në shënimin e golave. Statistikat janë në anën e tij; 20 gola sezonale në vetëm 13 ndeshje me fanelën e Salzburgut dhe jemi vetëm në muajin tetor.

Bota filloi të njohë talentin norvegjez në 30 maj kur në Botërorin e U20 shënoi me fanelën e Kombëtares 9 gola vetëm në një ndeshje; atë me Hondurasin me Norvegjinë që e fitoi atë 12-0, një e dhënë që shkaktoi shumë bujë, ndërkohë që Salzburgu filloi të fërkojë duart; kjo sepse klubi austriak kur e mori Haland pagoi vetëm 5 milionë Euro nga Molde, kurse tani vlera e tij shkon të paktën 50 milionë dhe për të kanë shfaqur interes shumë klube të rëndësishëm evropianë, mes të cilëve është edhe Juventusi.

Për këtë sezon, emri I tij po përmendet për paraqitjet e tij në Ligën e Kampioneve që është shoqëruar me gola radhazi; 3 në sfidën me Genk, 1 kundër Liverpulin dhe 2 ndaj Napolit; 6 gola në 3 ndeshje duke lënë pas edhe 2 ‘monstrat’ e futbollit, Kristiano Ronaldo e Lionel Messi. Haland që është një qendërsulmues klasik, di të shënojë në të gjitha mënyrat; me të djathtën, me të majtën, me kokë. Ai është I ftohtë edhe në gjuajtjet e penalltive që I shoqëron me atë buzëqeshjen e tij thuajse të pafajshme. Mesatarja e tij është e një kampioni të vërtetë; 1.4 gola për ndeshje dhe duket se tashmë fati I tij është I paracaktuar. Kjo seose babai I tij, Alf Inge mburret me një karrierë të mirë me Notingam Forest, Lids Junajtid dhe Mancester Junajtid. Për më tepër, kur ishte 15 vjec, Haland u stërvit nga Solskjaer, ndërkohë që idhulli I tij është vetë Zlatan Ibrahimovic.

Sfidanti.al