I meritonin të sharat futbollistët dhe haku ka shkuar tek i zoti. Interi është mundur përsëri me trajnerin e ri Stefano Veki dhe tifozët nuk kanë kursyer as fyerjet ndaj futbollistëve, që kurdisën edhe një humbje tjetër me Sauthheptonin me rezultatin 1-2. Paska qënë vetëm një iluzion dhe aspak e vërtetë, ngaqë ndeshja nisi me gol të Ikardit dhe një penallti të pritur nga Handanoviç. Më pas shkoi çdo gjë mbrapsht për ekipin milanez, kur sapo pëson gol i duket sikur “ u shëmb bota”. Anglezët barazuan me Van Dijk dhe krizën e Interit e solli edhe më qartë japonezi Nagatomo kur goditi në portën e vet.
Interi, i cili luajti me shirit të zi në nderim të kujtimit të babait të presidentit Tohir, edhe pse humbi, la shijen e një ekip disi më kompakt në krahasim me disfatat e tjera. Por, kjo nuk është një arsye bindëse për tifozët që vazhduan muzikën “klasike” me parrullat: “ Ju jeni një skuadër muti” apo tjetra “ do të vijmë t’iu marrim me shkopinj”. Ikardit nuk i ka mjaftuar goli dhe në fund të ndeshjes ka thënë këto fjalë: “ Jemi në një moment ku çdo gjë shkon për keq. E tradhëtuam trajnerin De Bur? Në futboll gjithnjë paguan trajneri dhe nuk mund të shkojnë në shtëpi 25 futbollistë”.