Tabelës nuk ia vlen t’i hedhësh sytë. Vetëm 2 pikë në 9 ndeshje kampionat, por ky nuk është halli i vetëm për Hamburgun. Telashi i momentit, që duhet të gjejë zgjidhje për dy ditë, është ai i portierit. Të shtunën në stadiumin “Folkspark” vjen Dortmundi dhe vendasit i kanë të gjithë portierët të dëmtuar.
Portieri titullar, Rene Adler (31 vjeç), u dëmtua të mërkurën gjatë stërvitjes dhe është i bllokuar. Zëvendësi i tij i parë, Kristian Matenia (24 vjeç) është me virozë dhe është nën kujdesin klinik në Hamburg-Ependorf. Ja ku u lëndua edhe portieri i tretë. Andreas Hircel (23 vjeç) ka një dëmtim muskulor.
Çfarë duhet të bëjë trajneri Markus Gisdol? Ai nuk ka rrugë tjetër përveçse të “kavardiset” me portierin e ekipit të amatorëve që luan në Ligën Rajonale. Tom Mikel, 27-vjeçar, do të jetë zgjidhja e së shtunës, ndërsa për herë të fundit ishte në radhët e Hamburgut në majin e kaluar.
B. Kuka