Mançesteri tij ka humbur 2-1 në shtëpinë turke të Fenerbahçes në ndeshjen e kthimit të Europa Ligës dhe trajneri Murinjo ka arsye të jetë kritik me futbollistët e tij: “ Ishte sikur kunërshtarët tanë kishin zbritur për të luajtur një finale të Ligës së Kampioneve dhe ne për një ndeshje miqësore”.
Për trajnerin që po vuan shumë në stolin e djajve, jeta ka ndryshuar shumë: “Futbolli nuk është vetëm kualitet, por edhe impenjim dhe ata e kanë merituar fitoren. Një skuadër që dhuron gol për dy minuta tregon se nuk është gati mendërisht, nuk është e përqëndruar. Pas golit të dytë u bëmë më të gjallë dhe mund të barazonim, sidoqoftë kanë merituar më shuëm se ne. Kualifikimi varet nga ne dhe duhet të fitojmë në dy ndeshjet e ardhshme”.