Shorti i çerekfinaleve te Europa League ka rezervuar derbin iberik mes Atletikos se Madridit dhe Sportingut te Lisbones. Skuadra e Simeones, eshte favoritja e dukshme per te fituar jo vetem kete perballje, por edhe te gjithe kompeticionin. Mjaft te shohesh sesi u kualifikuan per ne çerekfinale. Atletiko dominoi mbi Lokomotiven e Moskes, nderkohe qe Sportingu u desh te luaje kohen shtese me Viktoria Plzen.
Arsenali qe eliminoi Milanin do te luaje me CSKA te Moskes, skuadren qe eliminoi francezet e Lionit. Lazios, shorti i Europa League i rezervoi si skuader kundershtare austriaket e Salzburgut, nje skuader qe nuk duhet nenvleresuar nga ajo e Simone Inxagit duke qene se Salzburgu eliminoi gjermanet e Borusias se Dortmundit.
Sfida tjeter çerekfinale e Europa League eshte ajo mes Lajpcigut dhe Olimpikut te Marsejes me skuadren gjermane qe per here te pare arrin ne fazen çerekfinale te nje evenimenti te Europa League. Ndeshjet çerekfinale te ketij evenimenti do te luhen ne datat 5 dhe 12 prill.
Sfidanti.al