Guardiola me një stol rezervash që kushton çerek miliard sterlinash!

Nëse ka ende njerëz që habitën se përse Mançester Siti po e dominon Premier Ligën me 81 pikë që në mars, atëherë, ndoshta, ata mund t’i kthjellojë e dhëna se, në ndeshjen e fundit me Stouk Sitin që ekipi “qytetar” e fitoi 2-0, Pep Guardiola, kishte zgjedhur lojtarët më të mirë që ai ka në dispozicion, momentalisht, që t’i fitonte të tria pikët. Në ndonjë ekip normal, kjo do të thotë se në stolin e rezervave janë lënë lojtarë rezervë që nuk vlejnë aq shumë në treg. E saktë, edhe te Siti ata, pra, rezervat, vlejnë më pak sesa ata që janë në fushë, por e mund ta merrni me mend se vlera e tyre e përgjithshme është mëse 250 milionë sterlina!

Më konkretisht, rezervat më të shtrenjta në stol në ndeshjen me Stouk Sitin ishin Stounsi dhe Laporte – secili me një çmim prej 50 milionë sterlinash, të ndjekur nga Bernardo Silva – 40 milionë, Gundogan, Bravo, Jaja Ture dhe Danilo – me nga 25 milionë sterlina.

Sfidanti.al