Futbollisti i Borusias së Dortmundit, Miçi Batshuai, tregon se tifozët e Atalantës në ndeshjen e fundit në Parma, në kuadrin e fazës 1/16 të Ligës së Evropës (LE), e kanë ofenduar atë mbi baza raciste. Sipas tij, tifozë të këtij ekipi italian lëshonin britma majmunësh, sa herë që ai kapte topin.
“Jemi në vitin 2018, por, në tribunat e stadiumeve, ende është i pranishëm racizmi. Përse? E di se ata janë të pakët në numër, por, megjithatë, ‘britmat e majmunëve’ duhet të ndërpriten, menjëherë, në stadiume. JO racizmit”, thotë golashënuesi i “milionerëve” dortmundas.
Sikurse dihet, Borusia e Dortmundut e eliminoi Atalantën dhe, tani atë e pret, në fazën e mëtejshme të LE-së, Salcburgu austriak.
Sfidanti.al