Ajaksi i thotë Junajtidit: Të shohim a fitohen trofetë me fëmijë!

Njëzetedy vjet më parë, një analist sportiv tha shprehjen e famshme se “kampionatet nuk fitohen me fëmijë”. Ato fjalë i drejtoheshin Sër Aleks Fergusonit që kishte hedhur në fushë “bebet” Bekam, Skoulls, vëllezërit Nevil e Bat për të fituar Premier Ligën, gjë që e arriti majin e vitit të ardhshëm. Kjo shprehje është thënë shpesh, por tashmë duket se është në gojën e shefit ekzekutiv të Ajaksit, Edvin Van der Sar.

Ish-portieri i Ajaksit dhe i Mançester Junajtid thotë pikërisht kështu, dy ditë para finales së Ligës së Europës që dy ekipet e tij do të luajnë në stadiumin e Stokholmit në Suedi. Van der Sar ka ndihmuar trajnerin që të krijojë një skuadër fituese me djem fare të vegjël si Junes, Onana, Dolberg, Xhastin Kluivert apo Klasen. Me këta lojtarë, Ajaksi siguroi finalen pasi mundi rivalë të fortë rrugës, të fundit Lionin. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndaj Vilemit, mosha mesatare e formacionit të parë ishte 20 vjeç e 139 ditë, më e reja në historinë e kampionatit holandez. Ajaksi fitoi 3-1, por titullin e mori Fejënordi. Të shohim nëse “bebet” e Amsterdamit do të mundin djemtë e Zhoze Murinjos.

Sfidanti.al