Europa League, Arsenal lë dy pikë në fushën e Vitoria Gimaraesh

Vitoria Gimaraesh dhe Arsenali u detyruan që të luajnë pasditen e mërkurë ndeshjen mes tyre të javës së katërt të fazës së grupeve në Europa League për motive sigurie.  Distanca e shkurtër që ndan Gimaraeshin nga Lisbona ku Sporting Braga do të presë Beshiktashin të enjten dhe prania e tifozëve turq bënë që këto dy ndeshje të zhvillohen në dy ditë në mënyrë që forcat e rendit të kenë një kontrollojnë më mirë vizitën turke në kryeqytetin portugez.

Në këtë ndeshje,  Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Gimaraesh që mori pikën e parë në këtë fazë grupesh të Europa League, me portugezët që kishin mundësi edhe të fitonin këtë sfidë. Skuadra londineze zhvilloi një lojë shumë të dobët, e megjithatë ishte ajo që kaloi në avantazh në këtë përballje falë golit të shënuar nga Shkodran Mustafi.

Gimaraesh në minutat e fundit  barazoi rezultatin me Bruno Duarte që shënoi me një gjysmëroveshatë dhe më pas përpak nuk bëri gjëmën teksa patui dy shanse të shkëlqyera për të marrë 3 pikët . Por Emiliano Martinesz dhe shtyllat penguan luzitanët që të gjenin edhe golin e dytë.

Sfidanti.al