Samuel Eto’o indinjohet me France Football dhe Topi i Artë Dream Team. Sulmuesi kamerunas fitues i dy tripletave me Barcelonën dhe Interin nuk e ka pëlqyer aspak faktin që France Football e përfshiu te kandidaturat për krahin e djathtë të sulmit dhe jo atë të qendërsulmuesve. Kamerunasi iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur indinjatën e tij duke e cilësuar këtë veprim të France Football si mungesë respekti
Samuel Eto’o nuk e ngushëlloi fakti që ishte përkrah legjendave të tillë si Beckham, Best, Figo, Garrincha, Jairzinho, Keegan, Matthews, Messi dhe Robben. Ai u indinjua sepse nuk ishte në kategorinë që i përkiste, atë të qendërsulmuesit.
‘Faleminderit, por una kam luajtur një sezon e pak në krahun e djathtë të sulmit. Në 25 vitet e tjera të karrierës sime kam luajtur si qendërsulmues. Cfarë mungese respekti-theksonte Samuel Eto’o
Samuel Eto’o , 39 vjec u tërhoq nga futbolli sezonin e kaluar te skuadra e Qatar SC pasi luajti me 13 klube të ndryshëm në karrierën e tij me 720 ndeshje dhe 360 gola të shënuar.
Sfidanti.al