Robinho, ministri Alves sulmon: Përdhunuesit duhet të shkojnë në burg

Vetëm 1 javë zgjati aventura e Robinhos te Santos. Sulmuesi brazilian u kthye te klubi ku nisi karrierën e tij dhe pas eksperiencës së fundit në Turqi me fanelën e Basaksehir, madje edhe me 230 Euro në muaj, por kontrata e tij u pezullua nga klubi i Santos për shkak të dënimit të dhënë nga drejtësia italiane kundrejt Robinhos me 9 vjet burg për një episode të abuzimit seksual të ndodhur në 2013 kur ai luante me Milanin

‘Gjithnjë kam dashur të ndihmoj Santosin, por nëse në një mënyrë apo tjetrën, prania ime përbën problem, do të jetë më mirë të largohem dhe të përqendrohem te cështjet e mia personale-kishte deklaruar përpara disa ditësh Robinho-do të vërtetoj pafajësinë time për tifozët e ‘Peixao’ dhe për atë që ma do’

Ndërkaq në të gjithë këtë histori, pasi dëgjoi përgjimet telefonike të futbollistit që u publikuan javën e kaluar, ndërhyri edhe Ministroi brazilian i të drejtave të njeriut, Damares Alves që përdori fjalë shumë të ashpra kundër futbollistit teksa deklaroi se Robinho duhet të shkojë menjëherë në burg.

‘Nuk kam asnjë fjalë tjetër për të shtuar-tha Alves-e di që është akoma procesi i apelit, por tani ka dhe një audio. Cfarë na duhet ende? Burg. Asnjë përdhunues nuk duhet duartrokitur. E di që është ende apeli, por mendoj se gjithcka është e qartë. Kur pashë transkriptimet e asaj cfarë kishte ndodhur më erdhi për të vjellë. Ajo që lexova ishte dicka e shëmtuar, sidomos nga një lojtar si ai. Flasim për një krim dhe agresori nuk meriton asnjëlloj konsiderare. Nuk duhet të bëjmë asnjë lëshim sepse ai është futbollist. Duhet të kryejë dënimin menjëherë, atje apo këtu’.

Sfidanti.al