Kuptohet, renditja bëhet mes kampionateve më të fortë. Angli, Spanjë, Gjermani, Itali dhe Francë! Janë këto ligat kryesore apo “pesëshja e madhe”, ku edhe kanë më shumë vlerë golat, asistët dhe çdo element tjetër i futbollit. Kush ia kalon të tjerave për tundjen e rrjetave dhe cila është renditja europiane? Gazeta spanjolle “Marka” bën statistikat dhe nxjerr se “Liga Santander”, pra ajo e Spanjës ka shënuar 329 gola në 110 ndeshje të luajtura deri tani. Mesatarja 2.99 gola për çdo takim., duke qenë e para mes “shoqeve”.
E dyta, Bundesliga. Kampionati ku po shkëlqejnë krejt papritmas Lajpcigu, Hofenhajmi dhe Këlni, po ashtu është tërheqës dhe shënon shpesh. Në 90 sfida janë realizuar 255 gola me mesataren 2.83 rrjeta për çdo 90 minutës. Në vendin e tretë kampionati më emocionues nga të gjithë, ai anglez. Premier Liga, gjithsesi, ka më pak efikasitet para portës, me 306 gola në 110 ndeshje, baraz me koeficientin mesatar 2.78. Vijojnë, Seria A që ka shënuar më shumë gola se Spanja (226), por ka luajtur më shumë përballje (120). Mesatarja është 2.73 gola për takim, ndërsa në ligën e parë franceze jemi më të shkëputur me vetëm 2.51 realizime për çdo sfidë.
B. Kuka