Erling Haaland është një makineri golash dhe i ka befasuar klubet e mëdha të kontinentit evropian me paraqitjet e tij. Kështu që është e qartë se talenti norvegjez do të jetë objektivi i klubeve më me emër të kontinentit duke nisur nga Reali i Madridit për të vijuar me Chelsea, Manchester United e deri te Barcelona
Megjithatë, klubet që do të duan të blejnë kartonin e tij nuk do ta kenë të lehtë e për më tepër do të duhet të sigurojnë një shumë të konsiderueshme parash për të kënaqur pretendimet e Haaland. Kështu sipas ‘Daily Star’, Haaland ka bërë të ditur se kërkon një kontratë 5 vjecare me një pagë totale prej 90 milionë Eurosh bruto që do të thotë 18 milionë Euro në sezon. Duke zbritur të gjitha taksat e tatimet, vHaaland rezulton se kërkon 9 milionë Euro neto në sezon, 5 milionë më shumë se ajo që sulmuesi përfiton te Borussia Dortmund. Është kjo një shifër që Reali është gati t’ia ofrojë, madje mund t’i japë dicka më shumë se 9 milionë për të mposhtur konkurrencën.
Përsa i përket transferimit, në këtë pikë është e domosdoshme të që gjendet një marrëveshje me Borussia Dortmund. Reali i Madridit dhe klubi gjerman kanë raporte të mira dhe kjo mund t’i lehtësojë gjërat në bisedimet mes tyre. Për më tepër, verdhezinjtë nuk janë në një situatë të mirë ekonomike dhe mund të lejojë largimin e Haaland, gjithnjë nëse do të ketë përfitime në të dyja krahët.
Haaland ka me Dortmundin një kontratë që skadon në 2022 dhe që e detyron klubin gjerman të lehtësojë largimin e tij nëse futbollisti e dëshiron këtë, por ky kusht mund të kërkohet një vit më herët. Aktualisht Haaland vlerësohet me 110 milionë Euro.
Sfidanti.al