Formula 1, në 23 shkurt bëhet prezantimi i makinës së re Red Bull

Makina Red Bull për Botërorin e Formula 1 të vitit 2021 do të prezantohet zyrtarisht të martën e 23 shkurtit. Skuderia  austriake me dyshen e pilotëve Max Verstappen dhe Sergio Perez do t’i heqë vellon makinës RB16B që nuk do të ndryshojë shumë nga makina 2020 që edhe pse me ulje ngritje bëri të mundur që Red Bull të renditet në vendin e dytë në klasifikimin për konstruktorë

Edhe në vitin 2021 Red Bull do të ketë një motor Honda në makinat e saj dhe kompania japoneze prej pak kohësh gjeti akordin për të qëndruar në kampionat duke vijuar furnizimin me motorë të skuderisë austriake që në 2021 me Verstappen dhe Perez do të kërkojë të rivalizojë me Mercedes në sezonin e ri të Formula 1.

Sfidanti.al