Dani Alves, rekordmeni botëror me 41 tituj të fituar në karrierën e tij, këtë sezon nuk do t’i shtojë asnjë trofe palmaresit të tij pasi skuadra e tij Sao Paulo nuk ka asnjën shans për të fituar kampionatin brazilian. Në moshën 37 vjecare, për herë të parë në 16 vjet, futbollisti brazilian nuk do të mbajë asnjë trofe në duar pasi Sao Paulo barazoi 1-1 në ndeshjen ndaj Palmeirasit duke mbetur matematikisht jashtë cdo pretendimi
Që kur ishte një lojtar i ri te Sevilla, Dani Alves në cdo sezon ka fituar të paktën një trofe në rang klubesh apo me përfaqësuesen braziliane, duke nisur nga sezoni 2004/05, kur braziliani iu bashkua skuadrës andaluziane. Që nga sezoni 2005/2006 kur fitoi Kupën UEFA, mbrojtësi i djathtë fitoi tituj me Barcelonën, Juventusin, e PSG ndërsa me Brazilin fitoi 2 Kupa Amerike, 2 Kupa Konfederatash dhe një Botëror U20
Me Sevillan fitoi një Kupë Mbreti, një Superkupë të Spanjës, 2 Kupa UEFA, një Superkupë të Evropës. Me Barcelonën fitoi 6 tituj në La Liga, 4 Kupa Mbreti, 4 Supekupa të Spanjës, 3 Liga Kampionesh, 3 Superkupa të Evropës dhe 3 Botërorë Klubesh. Me Juventusit fitoi një titull në Serie A dhe një Kupë Italie, ndërsa me PSG fitoi 2 tituj në Ligue 1, një Kupë të Francës. 2 Superkupa të Francës dhe një Kupë të Ligës Franceze.
Sfidanti.al