Reali i Madridit e heq emrin nga lista e pretendentëve për blerjen e Kristian Eriksen. Është e përditshmja AS ajo që e bën të ditur lajmin duke e lidhur motivin e heqjes dorë të klubit merenges nga blerja e lojtarit, me lëzvijen e bërë ditët e fundit nga barcelona që siguroi shërbimin e Frenki De Jong për 86 milionë Euro.
Kjo e përditshme bën të ditur se ideja e Realit të Madridit ishte që t’i ofronin skuadrës së Hotspurs 56-84 milionë Euro për Eriksen, por duke parë së cfarë po ndodh në merkaton e transferimeve, drejtuesit e Los Blancos u ndërgjgjësuan se kjo shifër nuk do të pranohej në asnjë mënyrë nga drejtuesit t Totenhemit. në fakt presidenti i Hotspurt në fillim të muajit maj e theksoi hapur se vlera e Eriksen është 250 milionë Euro.
Por në këtë pikë Deniel levi rrezikon jo pak, pasi kontrata e Eriksen skadon në 2020 dhe me këtë qëndrim të tij, aui rrezikon ta humbasë danezin me parametra zero duke qenë se fubollisti nuk ka ndërmend të rinovojë. me tërheqjen e Realit të madridit, në garë për blerjen e Kristian Eriksen mbeten klube të tilla si Celsi, Mancester Junajtid, Bajerni i Mynihut dhe Juventusi.
sfidanti.al