Kristian Eriksen kërkon largimin nga Totenhemi. Mesfushori danez që është vënë në shënjestrën e Realit të Madridit në një intervistë për Ekstra Bladet deklaroi se dëshiron që të provojë një aventurë të re.
‘Kam respektin më të madh dhe të thellë për gjithcka ndodhi te Totenhemi dhe asgjë nuk do të jetë negative-tha Eriksen-por kam thënë gjithashtu se do të më pëlqente të provoj dicka të re. Shpresoj që gjatë kësaj vere të qartësohen gjërat. Plani është ky. Në futboll nuk dihet se kur do të ndodhë kjo. Mund të ndodhë në cdo moment. E gjithë bota kërkon të bëjë më të mirën sa më shpejt, por në futboll është koha që i vendos gjërat’
Eriksen, 27 vjec, ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm te skuadra e Maurisio Pocetinos deri në finalen e Ligës së Kampioneve. Rendimenti i tij në fushën e lojës tërhoqi vëmendjen e Realit të Madridit që kërkon blerjen e tij.
‘Reali i Madridit do të jetë një hap përpara, por u takon drejtuesve të tij të bisedojnë me ata të Totenhemit dhe të thonë që duan të më kenë në skuadër dhe mesa di unë, ata nuk e kanë bërë këtë-tha Eriksen.
Megjithatë pavarësisht dëshirës së tij për t’u larguar, Eriksen ka lënë ende të hapura shanset për një rinovim të kontratës me Totenhemin. ‘është e vështirë, varet nga mundësitë-vijoi mesfushori danez-nëse nuk do të shfaqet dicka më emocionuese, përse të mos qëndroj te Totenhemi? Nëse do të firmos një kontratë të re, do të varet nga kushtet’.
sfidanti.al