Eliminimi i Italisë nga Botërori ka mërzitur edhe … Infantinon!

Është president i FIFA-s, duhet të drejtojë futbollin botëror dhe rrjedhimisht të jetë i paanshëm. Gjithsesi, Xhani Infantino duket se e ka hequr për një moment kostumin e zyrtarit, dhe ka veshur fanelën e ultrasit duke shprehur keqardhjen e tij të thellë dhe mërzitjen për eliminimin e Italisë nga Kupa e Botës. “Më vjen të qaj, – tha zvicerani për RaiSportin, – është një dramë për të gjithë italianët, eliminimi i dytë radhazi nga Botërori. Nëse kualifikohen herën tjetër do të jenë 12 vjet distancë. Jam i shkatërruar, por ndoshta Italia nuk do të duhet të presë edhe 4 vjet”. Zvicerani, nga pjesa italiane e vendit, e ka fjalën për projektin për ta bërë Kupën e Botës çdo dy vjet.

Sfidanti.al