“El Cholo”, bardhekuq deri në vitin 2027

Diego Pablo Simeone do ta drejtojë Atléticon e Madridit deri në vitin 2027. Vetë klubi bardhekuq ka zyrtarizuar marrëveshjen e re me “El Cholo”. Një lajm i raportuar nga MARCA që më 5 nëntor, pak ditë pasi Natalia Simeone, motra dhe njëkohësisht menaxherja e trajnerit, i dha “OK”-in përfundimisht propozimit të Miguel Ángel Gil Marin, CEO dhe mbështetësi kryesor i trajnerit që ndryshoi historinë e klubit. Në fund të kësaj marrëveshjeje, Simeone do të ketë kaluar plot 15 vjet si trajner i Atleticos së Madridit.

Tetë trofe, përfshirë dy La Liga, janë garancia kryesore e argjentinasit, por jo e vetmja. Që nga sezoni i kaluar ai është tashmë trajneri me më shumë ndeshje, duke kaluar Luis Aragonés dhe nuk ka më rekorde për të mposhtur përtej fitores së vetme që kishte afër dhe që i shpëtoi: finalja e Champions League. “El Cholo” tregoi se ka aftësi të kapërcejë çdo vështirësi. Edhe në momente të këqija, kur largimi i tij dukej i afërt, si ai që përjetoi vetëm një vit më parë, ai i kapërceu vështirësitë. Tani, argjentinasi është më i fortë se kurrë.

sfidanti.al