Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop, ka komentuar kalimin e brazilianit të Çelsit, Oskar, te Shangai në kampionatin kinez. Sipas gjermanit, familja e 25-vjeçarit është shumë e lunmtur pasi nuk do të shqetësohet më për çështje parash.
Nuk ia kam idenë pse njerëzit marrin vendime të tilla. Për mua, kalimi në Kinë nuk është kurrfarë mundësie. Megjithatë, vendimet merren në mënyrë personale. Nuk e di nëse është rrezik apo një mundësi tjetër. Jam i sigurt që familja e Oskarit është shumë e lumtur për vendimin e tij. Paraja nuk do të jetë më problem”, u shpreh Klop.
Nga kontrata me Shangain, Oskar do të përfitojë rreth 450 mijë euro në javë, ndërsa në arkat e Çelsit shkuan plot 60 milionë euro