Zemani nuk i ofron “karamele” tek Lugano  trajnerit..”shqiptar”

Për trajnerin e njohur çek,Zeman, i cili e shpëtoi ekipin zvicerante Luganos nga rënia në ligën e dytë sezonin e shkuar, ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria, Tramezani, duhet të mësojë sa më shpejt sekretet e profesionit. Nuk është më tek Shqipëria një “ishull i lumtur” dhe nuk do të jetë më nën çadrën e dikujt.

“Paolon e njoh vetëm si lojtar, kurse si trajner nuk ka bërë asgjë. Ishte zëvendëstrajner i Shqipërisë… shumë pak për të gjykuar”, u shpreh 69-vjeçari për mediat italiane.

Pyetjes se cili është gabimi që 46-vjeçari nuk duhet të bëjë për të pasur sukses në këtë aventurë, bohemi iu përgjigj shkurt: “I mungon përvoja, kështu që duhet ta mësojë sa më shpejt zanatin. Tramexani është nga ata që flet mirë, të shohim nëse do të mjaftojë”.