Edhe në Gjermani kthehen tifozët në stadiume; 2000 të pranishëm në Union Berlin-Leipzig

Edhe në Gjermani tifozët do të kthehen në stadium, të cilët janë të mbyllur që nga muaji tetor 2020 për shkak të pandemisë  Covid-19. Deri në 2000 persona do të lejohen të hyjnë në impiant për të ndjekur ndeshjen mes Union Berlin dhe Leipzig që do të luhet ditën e shtunë në Bundesligë, ku në lojë në javën e fundit është kualifikimi në zonën Evropiane.

Ndërsa Bayerni i Mynihut, që do të mbyllë sezonin me sfidën ndaj Augsburg do të ketë 250 të ftuar. Fushata e vaksinimit në Gjermani jep shpresa se tifozët do të kthehen shpejt në stadiume në një numër të lartë për sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al