Bota e arbitrimit qan Sandro Puhl, arbitri i finales së Botërorit 1994

Bota e arbitrimit në futboll është në zi. U nda nga jeta në moshën 65 vjecare, arbitri hungarez Sandor Puhl, i njohur si arbitri i finales së Botërorit të vitit 1994 mes Brazilit dhe Italisë, e fituar nga ‘Seleçao’. Ishte Federata Hungareze e Futbollit që publikoi lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të Sandor Puhl që ka gjykuar edhe finalen e Ligës së Kampioneve të vitit 1997 mes Borussias së Dortmundit dhe Juventusit e fituar nga skuadra gjermane 3-1.

Po kështu, Sandor Puhl është shpallur si arbitri më i mirë në botë për 4 vite radhazi 1994-1997 nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit, IFFHS. Federata Hungareze e Futbollit kujtoi se Sandor Puhl e nisi karrierën e tij si arbitër në vitin 1984 duke e përkufizuar si një ‘talent të madh’. Në vitet e fundit Puhl ka qenë në rolin e zv/presidentit të Kolegjit Arbitrar në Federatën Hungareze.

Sfidanti.al