Edhe Juventusi në garë për Brojën

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Armando Broja është një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. 22-vjeçari nuk bën pjesë në planet e Çelsit, që e ka nxjerrë në shitje. Janë të shumta skuadrat që synojnë sulmuesin kuqezi. Evertoni në Angli, Volfsburgu në Gjermani dhe Milani në Itali janë tre skuadrat që po mundohen të afrojnë në organikën e tyre Brojën. Por, duket se një tjetër klub i madh ka shfaqur interes për lojtarin. Mediat italiane raportojnë se edhe Juventusi e pëlqen Brojën. Arkadiusz Milik  mund të largohet nga bardhezinjtë dhe sulmuesi shqiptar shihet si zëvendësuesi ideal i polakut. Drejtuesit e Juventusit synojnë që të huazojnë Brojën.

sfidanti.al