Elseid Hysaj drejt Arabisë Saudite

Është hapur zyrtarisht merkato dhe shumë futbollistë të kombëtares shqiptare janë në qendër të vëmendjes. Në mediat italiane del në skenë emri i Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar i Lazios ka përfunduar në shënjestrën e disa klubeve nga Arabia Saudite. Ofertat e klubeve arabe mund të tentojnë mbrojtësin kuqezi për të provuar një aventurë të re në karrierë. Paga e lartë e lojtarit është problem për Lazion, që do të ishte e gatshme të shiste mbrojtësin shqiptar nëse vjen ndonjë ofertë e mirë për kartonin e tij.

sfidanti.al